Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Kryeministri Rama nis vizitën zyrtare në Japoni, takim me Agjencinë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar

schedule08:05 - 21 Shkurt, 2023

schedule 08:05 - 21 Shkurt, 2023

Kryeministri Edi Rama, ka nisur vizitën e tij zyrtare në Japoni, e cila do të zgjasë deri më datë 25 shkurt.

Takimi i parë i kryeministrit ka qenë me Agjencinë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, ku u diskutuan një sërë projektesh me rendësi.

Pamjet nga dita e parë e vizitës i ka bërë publike vetë kryeministri Rama në rrjetin e tij social “facebook”.



“Mirmëngjes dhe me fillimin e e vizitës zyrtare në Japoni”, shkruan ndër të tjera Rama.

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Tokyo, Kryeministri Rama do të zhvillojë një sërë takimesh, në kuadër të forcimit dhe thellimit të bashkëpunimeve mes dy shteteve, duke rikonfirmuar miqësinë mes dy vendeve, si edhe angazhimin e ndërsjellë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në sferën dypalëshe dhe shumëpalëshe, në përballimin e sfidave së bashku si miq dhe aleatë që ndajnë të njëjtat vlera.

Kujtojmë që viti i kaluar shënoi 100 vjetorin e marrëdhënieve të miqësisë mes dy vendeve.

Postimi i Ramës:

MIRËMËNGJES ?
dhe me fillimin e vizitës zyrtare në Japoni, e cila nisi me takimin me Agjencinë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, ku diskutuam një sërë projektesh me rëndësi, ju uroj një ditë të mbarë? r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!