Liderit të partisë liberale MR të Wallonisë, Georges-Luis Boucher, i hodhën një tortë në fytyrë teksa ai po firmoste librin e tij të ri në një dyqan në Liege.
Në videon që po qarkullon shihet një i ri i cili i kërkon Bouchet-it të bëjë një foto me të dhe babai i tij ka shkuar pas politikanit, nxjerr një tortë dhe ia hedh në fytyrë. Ai është imobilizuar menjëherë nga kalimtarët. Më pas, Georges-Louis Boucher e lyen me tortë burrin, i cili ishte në tokë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 të mëngjesit. Babai dhe djali i tij kanë pritur në radhë për rreth 30 minuta.
“Dikush ishte mjaft i zgjuar për të më hedhur një tortë”, tha Bouchet në një video që postoi në rrjetet sociale. “Më vjen keq, sepse dukej e shijshme. Tashmë e kam shijuar. Pas incidentit doja të flisja me të. Ndoshta ata nuk kishin të njëjta interesa politike. Sigurisht që nuk bëhej fjalë për hakmarrje. Unë gjithmonë dua të përballem me dikë, por kurrë me dhunë”, shtoi ai.
Sipas njeriut që hodhi tortën, ky është një “akt politik” dhe hedhja e tortës është e ligjshme.