Vllaznia, në fund të këtij sezoni është bërë me sponsor të ri dhe në Bashkinë Shkodër po mundohen që klubin e futbollit ta kalojnë në duart e privatit.
Momentalisht ka vetëm një marrëveshje sponsorizimi dhe drejtuesit e rinj po mundohen të përforcohen me lojtarë nga kampionati ynë, por edhe me të huaj.
Kjo politikë nuk është se i pëlqen shumë ish-drejtorit sportiv të Vllaznisë, shkodranit Eugent Zeka. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai thekson se kuqeblutë i kanë talentet në Shkdoër dhe nuk kanë pse shohin rrugëve të botës.
“Për ne shkodranët: Të kërkojmë lojtarë e talente nëpër botë, është njëlloj sikur të shohësh beduinët e shkretëtirës të kërkojnë rërë”, shkruan Zeka, i cili këto fjalë i ka vënë mbi një video të para tre viteve, kur Vllaznia U19 shpallej kampione e vendit. /abcnews.al