VIDEO/ Kounde apo Messi, mbrojtësi i driblon të gjithë dhe ndëshkon Barçën

schedule21:33 - 10 Shkurt, 2021

schedule 21:33 - 10 Shkurt, 2021

Barcelona dhe Sevilla luajnë sot aktin e parë të gjysmëfinaleve të Kupës së Mbretit në stadiumin “Ramon Sanches Pizjuan”. Vendasit e kanë nisur ndeshjen në mënyrën më të mirë.

Jules Kounde, qendërmbrojtësi francez i Sevillas, doli nga vetja dhe ka shënoi ndoshta golin më të bukur të karrierës së tij. Mbrojtësi e mori sferën rreth 40 metra nga Ter Stegen dhe mundi të kalojë këdo që i doli para, duke imituar në njëfarë mënyre Leo Messin.

Ky gol në nisje të ndeshjes e ndihmon shumë skuadrën e Sevillas, që bën një hap të madh për të kapur finalen. Kujtojmë se nga ky kompeticion në fazat e mëparshme janë eliminuar dy skuadrat e mëdha të Madridit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!