Kasper Dolberg, sulmuesi i Nice, shënoi dy gola në takimin kundër Lyon, duke i dhënë fitoren 2-1 skuadrës së tij. Kjo sfidë, ishte shumë e luftuar dhe tensioni nuk mungoi, me të dyja skuadrat që u ndëshkuan me nga një karton të kuq.
Marcal la Lyonin me 10 futbollistë që në minutën e 22-të, ndërsa Ounas në fundin e pjesës së parë, u ndëshkua me të kuq për Nicen. Dolberg shënoi në minutën e 33-të për të kaluar në avantazh Nicen, ndërsa Ekambi barazoi për Lyonin në të 45-ën. Pjesa e parë, u mbyll e barabartë 1-1.
Në të dytën, Nice shtoi më shumë presionin drejt portës së Lyon dhe me mbështetjen e tifozëve dhe me super Kasper Dolberg, arriti të shënojë sërish. Në minutën e 64-ët, bomberi i Nice shënoi golin e dytë personal dhe atë të fitores. Ky rezultat, ka bërë që zona Champions të komplikohet tepër.
Nga vendi i katërt, që mbahet nga Lille me 34 pikë, deri në vend të 15 ku ndodhet Brest, distanca është vetëm 6 pikë. Nice ngjitet në kuotën e 32 pikëve në vend të tetë, ndërsa Lyon mbetet me 32 pikë në vend të gjashtë. Renditja në Ligue 1, është me të vertetë unikale!/abcnews.al