VIDEO/ Kololli i “çmendur”, shënon supergol nga 35 metra në Zvicër!

schedule21:38 - 19 Qershor, 2020

schedule 21:38 - 19 Qershor, 2020

Benjamin Kololli, mbrojtësi i Kosovës, ka shënuar një gol fantastik për skuadrën e tij, Zurich. 28 vjeçari realizoi me anë të një goditje dënimi nga një distancë shumë e largët, duke i shokuar të gjithë.

Goditja e futbollistit dardan shtangu portierin e Young Boys, i cili nuk kishte ç’të bënte veçse ta devijonte pak topin, që ishte drejtuar në trekëndëshin e portës.

Zurich po udhëheq me rezultatin 1-2 në pjesën e parë kundër kampionëve në fuqi dhe deri më tani, po merr një fitore të madhe. Gjithçka falë këtij goli të çmendur të Kolollit!/abcnews.al