Arrestohet në Stamboll Dritan Rexhepi, i cilësuar si koka e kartelit të drogës.
ABC News ka siguruar pamje nga momenti i arrestimit të tij nga policia turke. Nga pamjet, shihet se forca të shumta të policisë kanë shkuar në banesën ku ai fshihej dhe e kanë kapur.
Policia turke ka gjetur dhe sekuestruar në banesë, armë, bizhuteri dhe një sasi parash, të cilat Rexhepi i mbante të fshehura në një kasafortë.
Rexhepi ka hyrë në Turqi nga aeroporti i Stambollit, me pasaportë kolumbiane, të regjistruar me emrin Benjamin Omar Perez Garcia.
“Dritan Rexhepi konsiderohej edhe si kreu i kartelit më të madh të organizuar nga shqiptarët, kolumbianë, por edhe shtetas të tjerë që akuzohen se sillnin tonelata kokainë nga Ekuadori në drejtim të Evropës. Dritan Rexhepi është arrestuar në orët e para të mëngjesiut në Stamboll. Ka qenë operacionalja e Stambollit që ka realizuar arresitmin e tij, në kuadër të operacionit “Karteli”, për shkak se Rexhepi rezultonte me të kuqe në Interpol, pasi kërkohej nga Interpoli për llogari të Spanjës, Italisë, por edhe Shqipërisë. Sa i përket akuzave, ndaj tij rëndojnë akuzat “Vrasje me dashje, trafikim droge, rrëmbim i personit, privim i lirisë, dhe falsifikimi dokimenteve dhe armë e municione luftarake”, raportoi gazetari i ABC News, Ervin Leka./abcnews.al