VIDEO/ Klopp: Penallti absurde, as faull nuk ishte! Nuk befasohem nga Sheffield

schedule08:56 - 25 Tetor, 2020

schedule 08:56 - 25 Tetor, 2020

Liverpool arriti një fitore shumë të rëndësishme mbrëmjen e djeshme, pasi triumfoi me rezultatin 2-1 kundër Sheffield United. Të besuarit e Jurgen Klopp fituan me përmbysje në “Anfield Road”, ku miqtë kaluan në avantazh të parët me anë të një penalltie në minutën e 13-të. Nuk ishte i këtij mendimi tekniku gjerman, i cili përgëzon djemtë e tij, por ka disa ankesa për gjykimin.

“Ajo penallti nuk ishte as faull. Gjatë një sezoni ka periudha të ndryshme, ku ne kemi patur padrejtësi ndaj nesh, por përsëri kemi ecur përpara. Në atë rast Fabinho fitoi topin pastër dhe kjo ishte mëse e qartë. Sot arritëm ta zgjidhnim këtë ndeshje dhe mbase nuk duhet të flas shumë për këtë.

Më pëlqejnë shumë këto ndeshje si kjo me Sheffield. Ne luftuam me McBurnie në pjesën e parë dhe më pas ndryshuam pozicionet. Ky ishte sekreti, pasi fituam topat e dytë. Më pas dominuam dhe po luanim futboll të bukur”, deklaroi “The Normal One” për “BBC” pas ndeshjes.

“Nuk jam i befasuar aspak nga Sheffieldi. Duhet derdhur shumë djersë për të fituar me ta. Nuk është e lehtë të luash kundër Chris Wilder. Ata kurrë nuk heqin dorë, vëtëm sulmojnë e sulmojnë. Kam shumë respekt, pasi Chris po bën një punë të mrekullueshme.”, mbyll Klopp. /abcnews.al