VIDEO/ Klasikja i përket Tiranës, Vllaznia në krizë! Feston Bylisi, Kastrioti zhgënjen

schedule14:55 - 27 Shkurt, 2021

schedule 14:55 - 27 Shkurt, 2021

Teuta dhe Vllaznia barazuan ditën e djeshme, ndërkohë që tani po zhvillohen tre duele të tjera të Kategorisë Superiore. Finale të gjitha, që kanë nisur prej orës 13:00. Sigurisht spikat mbi të tjerat klasikja e futbollit shqiptar.

Vllaznia pret Tiranën në Shkodër dhe kërkon tre pikët. Bardheblutë, me mungesa në këtë ndeshje, do mundohen të surprizojnë. Në një orar me këtë duel luhen dy finalet e tjera, ato për mbijetesën.

 

Bylisi pret Skënderbeun dhe tre pikët janë shumë të rëndësishme për ballshiotët, sikurse edhe për Kastriotin që do të ndeshet me Apoloninë në Kamzë. Krutanët me një fitore do të ishin mjaft të qetë në vazhdim.

Java e 21-të e Superiores mbyllet në Elbasan, aty ku prej orës 16:00 Partizani përballet me Laçin. Dy skuadra që duan titullin kampion dhe vijnë pas një serie rezultatesh pozitive dhe që do të bëjnë maksimumin për të marrë pikët e plota sot. /abcnews.al

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 21
E shtunë, më 27 shkurt, ora 13:00
Vllaznia-Tirana 1-2
Shënues: Dilaver 4′ (pen.) / Batha 6′, Cale 51′
Bylis-Skënderbeu 1-0
Shënues: Anthony 56′ (pen.)
Kastrioti-Apolonia 0-0

56′ Bylisi ka kaluar në epërsi kundër Skënderbeut, përmes një penalltie që u kthye në gol nga nigeriani Anthony Beji

51′ Taulant Seferi ka asistuar për brazilianin Elton Cale dhe ky i fundit ka ndëshkuar Vllazninë për të dytën herë

47′ Jeton Krasniqi, me kokë, i afrohet golit për Apoloninë. Sulmuesi u ndal nga shtylla pingule. Shpëtojnë krutanët

40′  Bylisi realizoi me anë të anësorit Edison Ndreca. Mirditori me kokë e çoi topin në rrjetë, por Hamiti e anuloi. Pozicioni ishte i rregult, por dyshohet për faull

6′ – Idriz Batha ka rikthyer shumë shpejt baraspeshën, duke shënuar në portën e Zogovic me një goditje dënimi

3′ Vllaznia fitoi një penallti, që u kthye në gol nga sulmuesi Haris Dilaver. Bekaj u mundua ta ndalte, por pa sukses

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!