Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

FOTO/ E vrau dhe u ul duke pirë cigare: Kjo është gruaja e masakruar nga burri në Durrës

schedule13:54 - 26 Shkurt, 2020

schedule 13:54 - 26 Shkurt, 2020

Kanë dalë detaje të reja nga vrasja makabre e 59 vjeçares Hajdie Tosuni nga bashkëshorti i saj në Durrës.

Mësohet se çifti është konfliktuar fillimisht dhe gjatë debatit bashkëshorti Ruzhdi Tosuni 63 vjeç, ka goditur fillimisht Hajdien me një levë hekuri, ndërsa më pas e ka qëlluar edhe me gërsherë.

Pas krimit, ai ka mbyllur qepenin e dyqanit ku punonin bashkë dhe ka shkuar për të blerë cigare. Më pas ka hyrë në farmacinë pranë biznesit të tyre duke i thënë të pranishmëve që kishte vrarë gruan.

Ruzhdi Tosuni është ulur në hyrje të biznesit duke pirë cigare, ndërkohë që policia vinte në vendin e ngjarjes.

63 vjeçari ka pritur pranë biznesit të tij ardhjen e policisë, ndërsa ngjarja e rëndë ka tërhequr vëmendjen e mjaft banorëve.

Gazetari Leonida Musai raporton për abcnews.al se pasi e kanë çuar në komisariat, Tosuni ka deklaruar para policëve se e kishte vrarë bashkëshorten sepse “ia kishte sjellë shpirtin në majë të hundës”.

“Kam 30 vite që e duroj prandaj e vrava”, mësohet të jetë shprehur ai.

Ruzhdi Tosuni nuk ka shprehur pendesë për vrasjen e bashkëshortes së tij, Hajdies, me të cilën kishte 3 fëmijë nga një martesë e gjatë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!