Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Kishin zënë pyllin dhe rërën, zhvendosen 25 objekte të paligjshme në plazhin e Spillesë

schedule14:37 - 7 Qershor, 2022

schedule 14:37 - 7 Qershor, 2022

Bashkia Rrogozhinë me mbeshtetjen e Policisë së Shtetit, Komisartiatit Rrogozhinë, kanë ndërhyrë ditën e sotme për lirimin e hapësirave publike në plazhin e Spillesë në Kavajë, të cilat ishin zënë më herët nga persona të ndryshëm.

Kryeinspektori i INUV Denis Dedej bën me dije se gjatë këtyre ditëve janë zhvendosur rreth 25 objekte të vendosura në zonën e pyllëzuar si edhe pranë detit në mënyrë të paligjshme. Kjo ndërhyrje bëhet me mbështetjen e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.



Për lirimin e hapësirës publike në mbështetje të IKMT Rrogozhinë, ka qenë edhe IKMT e Tiranës. Pritet që e njëjta praktikë të aplikohet edhe në zona të tjera të plazheve nën administrimin e kësaj bashkie. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!