VIDEO | Kepa kualifikon Chelsea, Valencia shtang Ajax-in dhe e eliminon

schedule22:56 - 10 Dhjetor, 2019

schedule 22:56 - 10 Dhjetor, 2019

U duk se dy golat e shënuar në pjesën e parë i dhuruar një kualifikim të lehtë ekipit të Chelsea, por anglezët vuajtën deri në fund. Remy shënoi për Lille 12 minuta përpara fundit, teksa “ish”-i i kësaj sfide ishte pranë barazimit në minutat shtesë.

Kepa bllokoi gjuajtjen e Remy dhe kualifikoi “Blutë e Londrës” më tej. Ajax dhe Valencia luftuan fort në duelin e Amsterdamit, por në fund festuan spanjollët. Ndeshja u vendos nga një gol i Rodrigo në pjesën e parë, që i dhuroi kualifikimin Valencias.

Renditja përfundimtare e grupit H

Ajax kishte nevojë për vetëm një pikë, por nuk arriti të konkretizojë rastet e shumta dhe e sheh veten jashtë Champions League. Ekipi i Ten Hag do të vazhdojë aventurën europiane në Europa League. Minutat e fundit të përballjes së zhvilluar në Amsterdam u shoqëruan me tension, teksa Gabriel i Valencias u ndëshkua me karton të kuq. /abcnews.al

Ajax – Valencia 0-1
(Rodrigo 24′)
Chelsea – Lille 2-1
(Abraham 19′, Azpilicueta 35′ / Remy 78′)