Italia u shpall mbrëmë për herë të dytë kampione e Europës, pasi mposhti Anglinë me penallti.
“Axurrët” festuan gjatë pas ndeshjes, ndërkohë që me mbërritjen në Romë festa ka vazhduar.
Futbollistët kanë marrë vlerësimet më të mëdha nga presidenti i Italisë, Sergio Mattarella.
Time for a sing-along ?? #Azzurri ??? #EURO2020 #VivoAzzurro pic.twitter.com/OZyytZixcw
— Italy ⭐️⭐️⭐️⭐️ (@Azzurri_En) July 12, 2021
Më pas ka ardhur edhe koha e festës, me futbollistët dhe stafin që kanë bërë xhiron e zakonshme mbi autobusin e hapur.
Nuk ka munguar në këtë festë as mbrojtësi Leonardo Spinazzola, i cili u dëmtua në ndeshjen me Belgjikën dhe dje u shfaq me paterica pranë skuadrës. /abcnews.al
This atmosphere, though ?#Azzurri ??? #EURO2020 #VivoAzzurro pic.twitter.com/QpcDdkgHue
— Italy ⭐️⭐️⭐️⭐️ (@Azzurri_En) July 12, 2021