VIDEO/ “Kemi kapërdirë edhe Damianin”, Alibeaj flet për kushtet e PD në Këshillin Politik

schedule21:55 - 27 Janar, 2020

schedule 21:55 - 27 Janar, 2020

I ftuar në “Mbrëmje në Abc” me Mirela Milorin ishte Enkelejd Alibeaj, anëtar i grupit të punës së opozitës për draftin e reformës zgjedhore. Ai foli për reformën, e cila tashmë ka hyrë në një rrugë të drejtë që Alibeaj beson se do të finalizohet me sukses më 15 Mars. Po kështu ai u pyet për një takim të mundshëm mes Ramës dhe Bashës por e përjashtoi në mënyrë kategorike.

Në tryezën e Këshillit Politik janë gjithsej 13 çështje, ku 9 prej tyre janë propozuar nga opozita. “Janë çështje të sisitemit zgjedhor, votimi i emigrantëve, depotilizimi i administratës, çështje të prezantuara nga ne prej kohësh”, u shpreh ai.

Alibeaj theksoi se ka një parakusht, shumë të rëndësishëm: Ndarja e shtetit nga partitë politike gjatë fushatës elektorale. “Ligji zgjedhor do të përcaktojë ndalimin e tundimit për të përdorur administratën si repart ushtarak elektoral”.

Gjithsesi  e pranon se nuk mjafton vetëm perfeksionimi i bazës ligjore, por duhet edhe vullneti politik për të bërë zgjedhje të mira.

Po kështu Alibeaj, komentoi Damian Gjiknurin në tryezën e reformës, duke thënë se “Damiani nuk është problemi ynë, por i palës tjetër që e ka sjellë. Në thelb duhet të kuptojmë se Damiani është vetë Rama. Kështu ne kemi kapërdirë edhe Damianin për t’ju ofruar shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme. Vota e lirë është e rëndësishme ndaj është edhe kusht i Bundestagut gjerman. Eshtë kusht që reforma të bëhet brenda 15 Marsit dhe të testohet në zgjedhje të parakohshme”, theksoi ai në studion e Abc News.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!