Burreli ka festuar sot fitoren e dytë radhazi dhe u përgjigjet Besëlidhjes e Korabit, që kishin bërë të njëjtën gjë një ditë më parë. Ekipi i drejtuar nga Samuel Nikaj ia ka dalë të triumfojë në transfertë kundër Vorës.
Matjanët e nisën me vrull ndeshjen, duke shënuar që në minutën e gjashtë me anë të sulmuesit Uendi Vecaj. Në vijim ata patën mundësi për ta mbyllur ndeshjen përmes zbritjeve të rrezikshme, por nuk ia kanë dalë. Gjithsesi në fund Burreli mori tre pikët.
Një ndeshje e rëndësishme luhej në Peqin, aty ku Egnatia ishte pritëse kundër Lushnjës. Skuadra e Gugash Maganit shënoi që në minutën e 15-të me anë të Shytit, por miqtë nuk u pajtuan me rezultatin dhe Alushi ia doli ta shmangte humbjen me golin e shënuar në pjesën e dytë. /abcnews.al
KATEGORIA E PARË – JAVA 2
E diel, më 8 nëntor, ora 14:00
Vora-Burreli 0-1
Shënues: Vecaj 6’
Egnatia-Lushnja 1-1
Shënues: Shyti 15’ / Alushi 75’