VIDEO/ Kartoni i kuq ndëshkon djemtë e Simeone-s, “Los Colchoneros” e mbyll në “paqe” ndaj Getafe

schedule23:56 - 19 Dhjetor, 2023

schedule 23:56 - 19 Dhjetor, 2023

Fitorja në letër ishte e padiskutuar, por me 10 lojtarë në fushën e blertë, gjërat ndryshojnë shumë. “Los Colchoneros” e Atletico Madrid, pavarësisht se me një lojtarë mangët, për më tepër se 60 minuta lojë arritën të siguronin barazimin spektakolar, 3 me 3, ndaj skuadërs së Getafe, në “Metropolitano Stadium”, në përballjen e vlefshme për javën e 18-të të kampionatit spanjoll, La Liga.

Për golat e skuadrës së Diego Simeone menduan “fantazisti” Antoine Griezmann, si dhe “bomberi”, Alvaro Morata, me francezin, që shënoi një dopietë në minutat 44’ e 69’, ndërsa spanjolli i sulmit tundi rrjetën në minutën e 63’-të të sfidës. Në krahun tjerët, Borja Mayoral, me një dopietë në minutën e 53’-të, si dhe Oscar Rodriguez në minutën e 87’-të vendosën barzimin spektakolare, për ta çuar në 4 totalin e sfidave pa humbje mes kupës e kampionatit.

Përsa i përket renditjes, kjo pikë i “Los Colchoneros” të Atletico Madrid, në vendin e 3-të të renditjes, meplot 53 pikë, po aq sa “Katalanasit” e Barcelona, por me një ndeshje më pak se “Blaugranat”, ndërsa skaudra e Getafe e mbyll këtë vit kalendarik, në një pozicion goxha të kënaqshëm, teksa renditet në vendin e 8-të me 26 pikë të grumbulluara. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!