Grushte, shqelma, karrige, gjithçka e përdorur për të shkaktuar kaos e dhunë në Tiranë një natë para finales së Conference League mes ekipit të Romës dhe Feyenoord-it holandez. Një 48-vjeçar mbeti i plagosur, teksa policia deklaroi se është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka dhënë versionin zyrtar për përplasjen e ndodhur me tifozët holandezë, pasditen e sotme në Tiranë. Sipas “bluve” te kryeqytetit, holandezët janë konfliktuar me një 45-vjeçar shqiptar. Si pasojë e përleshjes fizike është dëmtuar 45-vjeçari A. G., i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Bëhet me dije se tifozët e Fejnordit ishin në gjendje të dehur. Sakaq, policia ka shoqëruar tetë prej tyre, ndërsa po heton rrethanat e ngjarjes./abcnews.al/