Një nga speciet e rralla të peshkaqenit Derre ka rënë në rrjetat e peshkatarëve në Orikum pranë zonës së Pashalimanit në Vlorë.
Mësohet se kjo është një specie që zakonisht jeton në rreth 300 metra thellësi dhe ushqehet me vezët e peshkaqenëve.
Sipas specialistëve, nuk është e rrezikshme, por e rrallë për ujërat tona.
Ndërkohë, peshkaqeni është lëshuar sërish në det./abcnews.al