VIDEO/ Kaosi në doganën e Kakavijës, familjarët jashtë makinave për të pritur radhën

schedule13:01 - 13 Gusht, 2020

schedule 13:01 - 13 Gusht, 2020

Këtë të enjte shqiptarët të cilit ishin kthyer në atdhe për të kaluar pushimet janë përballur me radhë të gjata të kalimit në pikën kufitare të Kakavijës, shkak për këtë është bërë kontrolli nga pala greke për të shmangur përhapjen e Covid 19.

Nga pamjet e siguruara nga Abc News shikohen se qytetarë të shumtë shqiptarë sëbashku me familjet e tyre presin në radhë për të kaluar kufirin, për tu nisur drejt vendit të tyre të punës në shtetin fqinj Greqi.

Për shkak të temperaturave të larta shihet se qytetarët kanë dalë jashtë makinave të tyre dhe qëndrojnë poshtë pemëve duke pritur në radhë për kalimin e kufirit.

LEXO EDHE: Karantina dhe tamponët shkaktojnë radhë të gjata shqiptarësh në Kakavijë

Ndërkohë shqiptarët theksojnë se nuk kanë pasur informacion se pala greke do të pranojë vetëm 750 qytetarë, po ashtu ata janë shprehur nuk ishin të informuar se duhet të kenë bërë tamponin para 72 orësh për të kaluar pikën kufitare në Kakavijë./abcnews.al