VIDEO | Kamberi asiston golin e fitores te Rangers, Qose njeriu gol në Çeki

schedule18:19 - 8 Mars, 2020

schedule 18:19 - 8 Mars, 2020

Një fundjavë deri diku pozitive për futbollistët shqiptarë, të cilët kanë shënuar dhe asistuar në kampionate të ndryshme të Europës. Kristi Qose gjeti golin me ekipin e Karvina në Çeki, duke shënuar golin e parë në fitoren 2-0 të skuadrës së tij.

Mesfushori kuqezi është me fat në zonën kundërshtare dhe në rrëmujë e sipër, i del topi në një pozicion të favorshëm. Qose gjuan fort nga një distancë e afërt dhe gjen rrjetën. Sulmuesi Kamberi asistoi golin e fitores të Rangers në transfertë përballë Ross County.

 

Festa e Kamberit me autorin e golit, Ryan Kent

 

Shqiptari asistoi golin e Kent dhe Rangers, mori një fitore të rëndësishme në kampionatin skocez. Cikalleshi ka shënuar dhe ka asistuar një gol tjetër në takimin mes Akhirsaspor dhe Osmanlispor. Sulmuesi shqiptar ishte protagonist absolut në atë fitore 3-2.

Ndërsa sulmuesi tjetër kuqezi, Bekim Balaj, luajti 80 minuta për Sturm Graz, por nuk arriti të ndihmojë skuadrën e tij të eliminojë humbjen 2-0 përballë Salzburg./abcnews.al