VIDEO/ “Kam Ronaldon”, kur Maradona i thoshte Realit të blinte Mbappe

schedule12:40 - 19 Shkurt, 2021

schedule 12:40 - 19 Shkurt, 2021

Ditët e fundit po flitet shumë për Kylian Mbappe, i cili tërhoqi shumë vëmendje pas paraqitjes së bërë në “Camp Nou”. Për aftësitë e francezit nuk ka dyshuar as Diego Armando Maradona, i cili deklaronte katër vite më parë se do të ishte pikërisht Mbappe një yll i ardhshëm i futbollit.

“Për mua Kylian është një zbulim. Ai mund të tejkalojë majat e futbollit. I thashë Florentino Perezit që ta transferojë atë menjëherë pasi e pashë në Kupën e Botës 2018. Perez më tha se unë kam Ronaldon e të tjerë, por unë i thashë se nuk ka pse t’i interesojë diçka e tillë”, deklaron argjentinasi në video.

“CR7? Ai është i mrekullueshëm. Sa herë ekipi ka nevojë për të, ai është gjithmonë aty. Ndërsa Messi nuk do të ishte në gjendje të bisedonte me 20 fëmijë”, ishin fjalët e Maradonës vite më parë. /abcnews.al