Teuta është mposhtur me rezultatin 3-2 në Korçë, nga ekipi i Skënderbeut. Kjo sfidë, i pati të gjitha, gola, spektakël dhe penallti e humbur në sekondat e fundit. Bregu kaloi në avantazh Skënderbeun në minutën e 18-të, me një gol me kokë.
VIDEO | Gjashtë gola në 45 minuta, sfida spektakolare në Tiranë dhe Korçë
Kallaku, po ashtu me një gjuajtje me kokë, barazoi gjithçka në minutën e 24-ët, ndërsa Bruno Dita me penallti në sekondat e fundit të pjesës së parë, çoi skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 2-1. Teuta arriti të barazojë sërish në fillimin e pjesës së dytë, me anë të sulmuesit Arbër Çyrbja.
Skënderbeu nuk u shokua dhe sërish kaloi në avantazh, me anë të Bregut, që bëri një ndeshje të shkëlqyer përballë “Djemve të Detit”. Teuta kishte mundësinë të barazonte për herë të tretë këtë takim, por Kallaku në sekondat e fundit të sfidës, humbi penallti, duke bërë që të besuarit e Martinit të dalin pa pikë nga kjo transfertë./abcnews.al
Bregu 18′ 73′, Dita 45′ / Kallaku 24′, Çyrbja 49′