Është mbyllur takimi derbi mes Juventusit dhe Torinos, me “Zonjën e Vjetër” që ka triumfuar me rezultatin 3-1. Dybala, Cuadrado dhe Cristiano Ronaldo shënuan për bardhezinjtë e Sarrit, që marrin tri pikët e radhës.
Ndeshja nisi shumë mirë për Juventusin, me Paulo Dybalan që gjeti rrjetën që në minutën e tretë të sfidës. Ylli argjentinas shënoi një gol shumë të bukur, duke i hapur udhë suksesit bardhezi.
Në minutën e 42-të, Cuadrado dyfishoi për Juventusin, ndërsa Belotti me penallti në sekondat e fundit të pjesës së parë, çoi shifrat në 2-1.
Në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 61-të, Cristiano Ronaldo gjeti golin me anë të një goditje dënimi, e para për Juventusin pas 43 tentativash. Ndërsa goli i katërt, ishte një autogol i Djidji në minutën e 87-të./abcnews.al
Serie A, java 30
Juventus – Torino 4-1
Dybala 3’, Cuadrado 42’, Ronaldo 60’, Djidji (ag) 87′ / Belotti 45+5’