VIDEO | Ju ka marrë malli për Messin? Argjentinasi dhuron “show” në stërvitje

schedule14:17 - 8 Maj, 2020

schedule 14:17 - 8 Maj, 2020

Thuajse të gjitha ekipet në Europë janë rikthyer në stërvitje, edhe pse jo me grupe të plota. Nën masa të rrepta higjieno-sanitare, futbollistët janë rikthyer në fushat e blerta dhe kanë filluar të prekin topat.

Barcelona është rikthyer në stërvitje prej disa ditësh dhe videot e fotot në faqen zyrtare të klubit katalanas, nuk kanë munguar. Sot, në faqen zyrtare në Twitter, një video 6 sekondëshe e Lionel Messit, ka marrë vëmendje të madhe.

Edhe pse prej dy muajsh nuk ka pasur kontakt me topin, ylli argjentinas nuk e ka humbur klasin e tij, pasi në xhonglimet dhe kontrollimit që i bën topit, është thjesht magjik. “Pleshti” na ka munguar në fushat e blerta…/abcnews.al