VIDEO/ “Je bukshkalë, o bukshkalë”, tifozi milanist i ngrin buzëqeshjen Donnarummas

schedule11:18 - 21 Qershor, 2021

schedule 11:18 - 21 Qershor, 2021

Ditën e sotme Gianluigi Donnaruma do të kryejë në Romë vizitat mjekësore për PSG, teksa është i grumbulluar me kombëtaren e Italisë për kampionatin Europian. Gardiani sot ishte ka qenë protagonist i një momenti kur e qeshura e portierit është kthyer në ulje koke dhe mërzi.

Ngjarja ka ndodhur në Romë, ku me shumë mundësi një tifoz i Milanit, mes turmës që po priste daljen e kombëtares nga hoteli, ka pritur momentin për të parë portierin, që braktisi kuqezinjtë vetëm për më shumë para.

E kur Donnarumma dukej i qeshur dhe i lumtur, menjëherë e gjitha kjo është shkrirë me sekonda kur ka dëgjuar thirrjet që vinin nga tifozi: “Donnarumma, je bukshkalë! O bukshkalë!”. Praktikisht, të bërtitura të forta që u dëgjuan nga të gjithë. /abcnews.al