Ndërsa intensiteti i luftimeve mes pjesëtarëve Hezbollahut dhe ushtrisë izraelite sa vjen e po rritet, të dyja palët kanë raportuar qindra të vdekur. Në anën tjetër, ministria izraelite e Mbrojtjes ka publikuar një video të një sulmi ajror në Rripin e Gazës, ku objekte të ndryshme janë goditur me raketa.
IDF publishes footage of it striking the Hezbollah tent and other infrastructure on the Lebanon border in response to the mortar fire pic.twitter.com/B7V0Vf7O91
— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian) October 8, 2023
Brenda objekteve të goditura nga izraelitët, dyshohet se ishin fshehur pjesëtarët e Hezbollahut, të cilët konsiderohen si organizatë terroriste nga Izraeli. Më shumë se 480 izraelitë dhe palestinezë kanë vdekur deri më tani.
Izraelitët po tentojnë ta vënë nën kontroll situatën, pasi thonë se janë duke u sulmuar nga tetë rajone të ndryshme.
/abcnews.al