Kapiteni i Kukësit, Besar Musolli, ka publikuar një video në profilin e tij zyrtar në Facebook, ku kompleton sfidën “Gol në shtëpi”. Mesfushori është në këtë video së bashku me djalin e tij të vogël, që bën rolin e portierit.
Musolli, pasi mban disa herë topin në ajër, gjuan dhe i shënon djalit të tij, i cili bën një reagim fantastik. Djaloshi i vogël i kapitenit të Kukësit hidhet me vonesë, si dhe në krahun e gabuar. Një video që ka prekur zemrat e shumë tifozëve kuksianë…/abcnews.al