Ivanka Trumpit mund t’I ndryshojë agjenda, por jo synimi. Në ditën e saj të tretë, vajza e presidentit amerikan vijon qëndrimin në qytetin bregdetar të Vlorës.
Këtë të enjte, Ivanka Trump iu drejtua zonës së Zvërnecit, një prej pikave me interes të veçantë natyror e turistik në jug të vendit, e jo më pak larg optikës së saj është zona e Portonovës.
Vizita e saj po zhvillohet në Vlorë nën masa të rrepta sigurie, ndërsa burime konfirmojnë se në orët e pasdites, ajo do qëndrojë në kryeqytet.
Ndonëse me një agjendë të paqartë për në orët në vijim, ajo që dihet deri më tani është interesi I veçantë I vajzës dhe dhëndrrit të presidentit Trump për Vlorën, e më konkretisht për Sazanin dhe Zvërnecin.
Një natë më parë, kryeministri Rama udhëtoi drejt Vlorës për të darkuar me vajzë e presidentit Trump dhe një grup arkitektësh ndërkombëtarë.
Biseda u përqëndrua në projektet dhe idetë e reja të zhvillimit, të lidhura me investime strategjike dhe vizionin urbanistik në zonën e Vlorës.
Pas darkës, kryeministri Rama dhe Ivanka Trump u larguan me automjet në drejtim të Orikumit.
Vizita e Ivankës dhe bashkëshortit të saj Jared Kushner lidhen drejtpërdrejtë me projektet e pritshme zhvillimore në qytet dhe zonat përreth, me theks të veçantë në Zvërnec dhe Ishullin e Sazanit, të konsideruara si zona me potencial të lartë strategjik dhe turistik.
Vlora, si një prej portave kryesore natyrore të jugut, pritet të marrë nje forme te re, pasi do te investohen mbi 1 miliarde dollarë.


