Italia mposhti edhe Uellsin, edhe pse me tetë ndryshime në formacion. Ekipi i Roberto Mancinit fitoi 1-0 me golin e Matteo Pessina, duke e mbyllur grupin A me 9 pikë të plota, madje pa pësuar asnjë gol (7-0).
Kjo Itali ka rikthyer entuziazmin dhe atmosferën festive te tifozët e shumtë, me futboll të bukur, modern, sulmues dhe fitues. Pas suksesit të ditës së djeshme, lojtarët e kaltër kanë surprizuar tifozët që ishin mbledhur rreth hotelit.
Lorenzo Insigne organizon shokët dhe të gjithë bashkë nisin të këndojnë nën tingujt e “Notti Magiche”, bashkë me stafin teknik dhe tifozët e pranishëm përballë.
Emocione që t’i dhuron vetëm skuadra azzurre, që të shtunën do të sfidojë Austrinë për një biletë në çerekfinalet e Euro 2020. Takimi i raundit të 1/8-ve do të zhvillohet në “Wembley” të Londrës, duke nisur prej orës 21:00. /abcnews.al