VIDEO/ Ish-presidenti kinez Hu Jintao nxirret pa dëshirën e tij nga Kongresi i Partisë Komuniste

schedule12:44 - 22 Tetor, 2022

schedule 12:44 - 22 Tetor, 2022

Një skenë e çuditshme ndodhi në ceremoninë e mbylljes së Kongresit të 20-të të Partisë Komuniste të Kinës. Ish-presidenti Hu Jintao është shoqëruar nga salla e Kongresit, me sa duket kundër dëshirës së tij, raportojnë gazetarët e AFP.

Ish-presidentit 79-vjeçar (2003-2013), i cili ishte ulur në emër të presidentit kinez Xi Jinping, iu kërkua nga zyrtarët të ngrihej nga vendi. Sipas The Guardian, Jindao arriti t’i thoshte disa fjalë Xi Jinping-ut dhe kryeministrit të vendit, Li Keqiang, dhe preku supin e presidentit kinez përpara se të dilte jashtë.

Skena nuk u shpjegua dhe as nuk u transmetua nga media shtetërore e Kinës.

Kujtojmë se Partia Komuniste e Kinës përmbylli sot në Pekin kongresin e saj të njëzetë, i cili pritej të vuloste kurorëzimin e Presidentit Xi Jinping për të tretën mandat radhazi si lider i partisë dhe shtetit dhe të formësonte të ardhmen politike të vend në pesë vitet e ardhshme.

“Guxoni të luftoni për fitore,” tha Sekretari i Përgjithshëm i partisë dhe presidenti i vendit në fjalimin e tij në ceremoninë e mbylljes në Pallatin e Popullit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!