Presidenti i nderit i klubit të Kukësit, si dhe Kryetari i Bashkisë Kukës, Safet Gjici, ka dhënë një intervistë për mediat lokale, aty ku ka pasur dhe një episod të sikletshëm. Gjici kishte një thirrje për qytetarët e Kukësit, sidomos për moshat e treta, që të mos dilnin nga shtëpia dhe të mos rrezikonin infektimin me Koronavirus.
Edhe pse nuk ka ende asnjë rast zyrtar pozitiv me Koronavirus në Kukës, Kryetari i Bashkisë i ka kërkuar qytetarëve të vetë-karantinohen në shtëpi.
Pikërisht në këtë fjalë, Gjici është ngatërruar dhe u mundua ta kalojë këtë moment të sikletshëm duke e ulur zërin dhe duke dalë menjëherë të fjalia e radhës. Fjala është komplekse dhe e gjatë, ndoshta dhe Gjici nuk ka faj, por momenti mbetet gazmor…/abcnews.al