Interi e nis merkaton e janarit me një talent, i cili këtë muaj ka mbushur 16 vjeç dhe po spikat në Slloveni. Bëhet fjalë për Enej Marsetic, i cili luan si sulmues me Luka Koper.
Në Italia raportojnë se për futbollistin e Sllovenisë U17 janë përcaktuar edhe se kur do të bëhen kontrollet mjekësore dhe më pas ai do të firmosë marrëveshjen me Interin.
Klubi italian do të paguajë shumën e 500 mijë eurove për të riun, i cili si fillim do të bashkohet me moshat e Interit. Në marrëveshje, veç shumës fikse që do të paguhet ka edhe bonuse të tjera. /abcnews.al



