Janë mbyllur ndeshjet e sotme të fazës së grupeve të Champions League. Interi fitoi 2-3 ndaj Borussia Monchengladbach dhe mbajti gjallë shpresat për tu kualifikuar në fazën tjetër të kompeticionit. Zikaltërit kaluan të parët në avantazh me Darmian, por Plea barazoi për gjermanët.
Golat e BORUSSIA – INTER
Lukaku e mori situatën në dorë dhe në pjesën e dytë shënoi dopietë. Plea shënoi edhe një herë, por dygolëshi i tij nuk i dha pikë gjermanëve. Supersfida e mbrëmjes mes Atletico Madrid dhe Bayern Munchen u mbyll në barazim 1-1.
Golat e ATLETICO-BAYERN
Kampionët e Europës shkonin të relaksuar në këtë ndeshje për shkak të kualifikimit që në betejën e shkuar, por Atletico nuk përfitoi dhe u ndal në barazim, duke lënë çështjen e kualifikimit për në ndeshjen e fundit.
Golat e LIVERPOOL-AJAX
Atalanta e Berat Gjimshitit mundi të marrë me vështirësi një barazim ndaj danezëve të Midtjylland. Këta të fundit shënuan të parët, por Romero barazoi për Atalantën në minutën e 79-të. Ndërkohë, goli i Curtis Jones i mjaftoi Liverpool për të fituar ndaj Ajax dhe siguruar kualifikimin.
Golat e ATALANTA-MIDTJYLLAND
Në ndeshjet e fundit Ajax dhe Atalanta diskutojnë vendin e dytë. Në betejat e tjera Manchester City i Pep Guardiolës nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Portos në Portugali. Ndërkohë në të njëjtin grup, Marseille fitoi 2-1 ndaj Olympiacos. Manchester City dhe Porto sigurojnë kalimin më tej. /abcnews.al