Andres Iniesta, ndoshta mesfushori më i mirë i të gjitha kohërave, mbush sot 36 vjeç. Shumicën e karrierës së tij, spanjolli e ka kaluar me Barcelonën, shtëpinë e tij të dytë, për t’u transferuar më pas në Japoni në verën e vitit 2018.
Iniesta ka dhuruar momente të paharrueshme dhe ka treguar një klas të jashtëzakonshëm për shumë vite, si brenda fushave të lojës, ashtu dhe jashtë saj. Me Barcelonën fitoi gjithçka, po ashtu edhe me kombëtaren e Spanjës.
“Magjiku” Andres është një futbollist që vështirë të përsëritet dhe momentet e tij më të mira në fushën e lojës, do të mbeten gjithmonë në memorien e tifozëve të futbollit./abcnews.al
?? Andrés Iniesta ?
He is 36 today ?@SeFutbol | @andresiniesta8 pic.twitter.com/uKyIi4FuV6
— UEFA EURO 2020 (@EURO2020) May 11, 2020