Mauro Icardi është njeriu që i ka dhënë fitoren PSG-së në sfidën kundër Brest, e mbyllur me rezultatin 1-2. Kampionët e Francës shënuan të parët në minutën e 39-të, me anë të argjentinasit Di Maria. Mëngjarashi shënon një gol të shkëlqyer me parabolë, duke i çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 0-1.
Në pjesën e dytë, ishin vendasit e Brest ata që shënuan, duke barazuar shifrat. Në minutën e 72-të, Grandsir befason portierin Rico, që u aktivizua si titullar sot për shkak dëmtimi të Keylor Navas.
Ky gol dukej se do të vendoste dhe rezultatin final të sfidës në 1-1, por Icardi, i ardhur nga stoli, arrin të shënojë. Në minutën e 85-të, ylli argjentinas përfiton nga një krosim i Choupo-Moting, për të dribluar portierin dhe për të shënuar golin e fitores./abcnews.al
Ligue 1, java 13
Brest – PSG 1-2
Grandsir 72′ / Di Maria 39′, Icardi 85′

