Kryeministri Edi Rama do të qëndrojë sot në Granada të Spanjës, ku do të marrë pjesë në samitin e Komunitetit Politik Europian. Ashtu siç shihet edhe nga pamjet, kreu i qeverisë ka qenë i shoqëruar nga kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak.
Kreu i qeverisë shihet teksa diskuton edhe me liderët e BE-së, kancelarin gjerman Olaf Scholz, si dhe ka një shtrëngim duarsh edhe me presidentin francez Emmanuel Macron. Në samit, kryeministri Rama është takuar edhe me shefin e diplomacisë së BE-së, Joseph Borrell.
Rama pati një takim të përzemërt edhe me presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin.
/abcnews.al