Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e vrasjes së një të riu në lgjane Bronx të New Yorkut në SHBA.
Gjithçka ndodh në derën e një biznesi ku disa të rinj konfrontohen me fjalë me njeri-tjetrin, ndërsa në fund dikush nxjerr armën dhe e qëllon adoleshentin me një plumb në gjoks.
Fillimisht ai përkulet dhe më pas hyn në derën e biznesit ku bie në tokë.
I riu u shpall i vdekur në spital, ndërsa policia është në kërkim të autorit. /abcnews.al