VIDEO/ I riu kthen “përmbys” aeroportin, ngre alarm të rremë për vonesa fluturimesh, arrestohet nga policia

schedule17:30 - 15 Gusht, 2022

schedule 17:30 - 15 Gusht, 2022

Një turist britanik 22-vjeçar shkaktoi një trazirë në aeroportin e Zakynthos në Greqi.

Ai u drejtua në stendën e mikrofonit të aeroportit dhe bëri njoftime për vonesa të fluturimeve. Më konkretisht, ai tha se do të kishte gjashtë orë vonesë të fluturimit për në aeroportin Gatwick.

I riu u arrestua ndërsa nuk u lejua të hipte në avion. Pak më vonë ai u la i lirë edhe pse i thanë se do ta ndalonin në aeroport dhe do t’i konfiskonin pasaportën për tre ditë. I riu e ka postuar videon në TikTok, si rezultat i së cilës është bërë shpejt virale. /abcnews.al