Bayern Munchen po udhëheq me rezultatin 2-1 përballë Tottenham, por bavarezët, kanë pasur mundësi të shumta që të shënojnë edhe disa gola të tjerë.
Coman dhe Muller shënuan golat për Bayern, ndërsa Sessegnon për Tottenham.
Në sekondat e fundit të pjesës së parë, Coutinho ishte shumë pranë golit të tretë për Bayernin, por predha e tij u ndal nga traversa. Për më tepër, ishte dhe një devijim i lehtë i portierit Gazzanigga që i mohoi golin.
I pafat ylli brazilian i Bayern, që po bën një ndeshje shumë të mirë deri më tani./abcnews.al
Coutinho Doing Coutinho things i guess.
Just hit the Underside of the bar??#UCL pic.twitter.com/qDRCqf5fnr— The Red Army (@MarshallMulaw) December 11, 2019