IKMT shemb pallatin 6 katësh tek Shkëmbi i Kavajës në Durrës. Ky pallat ishte dëmtuar nga tërmeti i 26 nëtorit.
Shembja është kryer me shpërthim të kontrolluar nga specialistët e xhenios në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT).
Specialistët xhenio në bashkëpunim me Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Teritorit (IKMT) prej disa ditësh punuan për kryerjen e punimeve përgatitore për shembjen e pallatit, të konsideruar si të pabanueshëm si pasojë e tërmetit të 26 Nëntorit 2019.
Kati i parë i godinës ka qenë tërësisht i shkatërruar çka ka vështirësuar punën parapërgatitore të forcave xhenio./abcnews.al

