Manchester City është i pandalshëm dhe as një skuadër si PSG nuk arrin t’i bëjë ballë. Anglezët kanë arritur të shënojnë sërish në gjysmëfinalen e Champions League dhe të çojnë shifrat në 4-1.
Ishte sërish Riyad Mahrez, që shfrytëzoi në maksimum një kundërsulm vrastar të skuadrës së Pep Guardiola dhe tundi rrjetën për të dytë në mbrëmjen e sotme.
Një goditje e madhe për PSG, që e ka të pamundur të kthejë diçka në këtë mbrëmje ndaj një Manchester City të pandalshëm në çdo aspekt. /abcnews.al