Jurgen Ccelhaka do të mungojë kundër Vllaznisë, pasi në ndeshjen e fundit u ndëshkua me karton të kuq. Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, duhet të zgjedhë një partner për Idriz Bathën dhe alternativat fatmirësisht nuk mungojnë. Gjithsesi nuk është mesfushori shqetësimi i vetëm.
Në takimin me Teutën u dëmtua edhe Albi Doka. Anësori i krahut të djathtë, në fund të ndeshjes pësoi një ndërhyrje të rëndë nga Kouros. Ditën e djeshme ai nuk është stërvitur me skuadrën, ndërkohë që sot do të shikohet me kujdes nga mjekët.
https://streamable.com/0vfwh3
Do të jenë ata që do të thonë fjalën e fundit, nëse Doka mund të luajë apo jo. Prania e tij në fushë kundër Vllaznisë është në pikëpyetje, por duhet pritur seanca stërvitore e pasdites për të konfirmuar gjithçka. /abcnews.al

