VLORË- Një ngjarje e pazakontë dhe e rrezikshme ka ndodhur në qytet, ku një i mitur rreth 14 vjeç, së bashku me shokun e tij 14 vjeç pasagjer, ka qenë në drejtimin e një automjeti.
Sipas informacioneve paraprake, ata dyshohet se kanë goditur disa automjete gjatë lëvizjes, çka ka bërë që të ndiqen nga patrullat e policisë së rendit dhe asaj rrugore në disa zona të ndryshme të qytetit.
Gjatë ndjekjes, drejtuesi i mjetit ka përplasur një automjet të forcave “Shqiponja” dhe më pas një tjetër mjet policie, duke shkaktuar edhe dëmtimin e një efektivi, i cili ka marrë ndihmë mjekësore.
Pas ngjarjes, autori është larguar drejt banesës së tij dhe më pas është dorëzuar në komisariat. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./abcnews.al


