VIDEO | Hyka e “djeg” me xhamadani vija-vija, Lilaj nuk e mban të qeshurën

schedule21:08 / 12/02/2020

Dy futbollistë shqiptarë, Jahmir Hyka dhe Sabien Lilaj, aktivizohen në Izrael, me skuadrën e Ness Ziona. Lilaj luan prej shumë muajsh te kjo skuadër, ndërsa Hyka, u transferua vetëm pak ditë më parë, nga ekipi i Netanya.

Është bërë traditë që kur një lojtar i ri transferohet në skuadër, del para të gjithë ekipit dhe këndon një këngë, që konsiderohet si kënga e mirëseardhjes. Zgjedhja e Hykës është patriotike, me 31 vjeçarin që këndon xhamadani vija-vija.

Sabien Lilaj e ka regjistruar në video “perfomancën” e Hykës dhe e ka postuar në rrjetet e tij sociale. Gjithashtu, futbollisti korçar nuk e mban dot të qeshurën, së bashku me pjesën tjetër të skuadrës së Ness Ziona./abcnews.al

schedule21:08 / 12/02/2020