Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Humbja me PSG e lë me pasoja, Barcelona nuk reagon as ndaj Cadiz

schedule15:55 - 21 Shkurt, 2021

schedule 15:55 - 21 Shkurt, 2021

Barcelona nuk ia del të përfitojë nga humbja e Atletico Madrid dhe shansi për t’u afruar me kreun. Ekipi katalanas u befasua në “Camp Nou” nga Cadiz, takim që përfundoi në barazim 1-1.

Leo Messi ktheu në gol një penallti pas gjysmë ore lojë dhe kaloi Barcelonën në avantazh. U duk se tre pikët u siguruar, por një tjetër penallti u akordua një minutë përpara fundit.

Kësaj radhe për skuadrën udhëtuese dhe Aleix Fernandez nuk gaboi nga pika e bardhë. Kohë nuk pati më për Messin me shokë (pleshtit dhe Pedrit iu anuluan dy gola sot) dhe përfundimisht dy pikë të humbura.

Barazim super për Cadiz, që këtë sezon i ka marrë 4 pikë ekipit të Roland Koeman. Barcelona renditet në vend të tretë në La Liga me 47 pikë, tetë më pak se Atletico Madrid kryesuese. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!