VIDEO/ Humbja e mbrëmshme tërbon tifozët gjeorgjianë, plas grushti në Federatë

schedule19:58 - 13 Nëntor, 2020

schedule 19:58 - 13 Nëntor, 2020

Maqedonia e Veriut ia doli të mposhtë 0-1 Gjeorgjinë ditën e djeshme, triumf që solli kualifikimin për herë të parë në histori në një kompeticion madhor. Skuadra maqedonase siguroi kualifikimin në Euro 2021 pas golit të Goran Pandev, teksa do të bëjë pjesë në grupin C me rivalë si Holanda, Austria dhe Ukraina.

Katër lojtarë shqiptarë e nisën si titullarë këtë sfidë për Maqedoninë e Veriut: Egzon Bejtulai (Shkëndija), Visar Musliu (MOL Fehervar), Arijan Ademi (Dinamo Zagreb) dhe Ezgjan Alioski (Leeds United).

Humbja e vendasve është përjetuar shumë keq nga tifozët gjeorgjianë, të cilët kanë mësyrë në ambientet e Federatës, aty ku ka plasur një sherr i madh. Tifozët e acaruar, të cilët kërkojnë dorëheqjen e presidentit të Federatës, janë përplasur me zyrtarë, grushtet mes palëve nuk kanë munguar, teksa policia, edhe pse me vështirësi, ia ka dalë të shuajë sherrin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!