VIDEO | Hristov nën urdhrat e Jonuz, gati firma me Vllazninë

schedule18:21 - 9 Janar, 2020

schedule 18:21 - 9 Janar, 2020

Vllaznia është në kërkim të përforcimeve. Trajneri Mirsad Jonuz e ka shprehur shpesh që ka nevojë për futbollistë dhe deri më tani zyrtar është vetëm afrimi i qendërmbrojtësit Mevlan Adili. Aktualisht shkodranët ndodhen në Ohër dhe po kryejnë një minifazë përgatitore.

Me ekipin së fundmi është bashkuar edhe një sulmues anësor, i cili mund të luajë edhe në majë të repartit ofensiv, apo si sulmues i dytë dhe i djathtë. Bëhet fjalë për Simeon Hristov, një njohje e vjetër e trajnerit Jonuz.

Futbollisti 27-vjeçar, pjesën e parë të këtij sezoni e ka mbyllur me skuadrën e Borec. Ai ka shënuar 3 gola në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, ndërkohë që vitet e fundit ka provuar të aktivizohet edhe në Myanmar e Hungari. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!