Holanda ia ka dalë pa shumë vuajtje të fitojë ndeshjes e saj të radhës ndaj Malit të Zi në eliminatoret e Botërorit të vitit të ardhshëm. Memphis Depay tregoi edhe një herë se është në super formë dhe shënoi dygolësh në fitoren 4-0 të Tulipanëve.
Ylli i Barceonës shënoi fillimisht me penallti në minutën e 38 dhe në të 62-tën dyfishoi shifrat. Wijnaldum dhe Gapko vulosën fitoren e skuadrës së Louis van Gaal në këtë mbrëmje. Ndërkohë, një tjetër superfuqi u ndal sonte.
Franca nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Ukrainës në transfertë. Vendasit shënuan të parët me Mykola Shaparenko, që tundi rrjetën në mënyrë spektakolare në minutën e 44-t. Franca barazoi në të 51-tën me Martial, por nuk mundi të bëjë përmbysjen. /abcnews.al