LEZHË- Finalizohet operacioni policor i koduar “Shëtitorja”. Në pranga ka rënë 43-vjeçari Krenar Berisha, alias Krenar Shabani. Sipas policisë 43-vjeçari kishte përshtatur lokalin e marrë me qira, për përdorim të drogës, përpunim e fshehje të saj me qëllim shitjen në qytetin e Lezhës.
Gjatë operacionit 43-vjeçari tentoi të largohej dhe hodhi çantën në lumin Drin, por u kap gjatë ndjekjes nga Policia. Në çantën që u gjet në lumë, Policia i gjeti doza me lëndë narkotike kanabis.
Në vijim të operacionit, Policia gjeti dhe një çantë tjetër të fshehur në lokalin e marrë me qira nga 43-vjeçari, ku brenda saj kishte qindra doza me lëndë narkotike, gati për shitje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/

