Këtë të premte është nënshkruar marrëveshja për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt Azerbajxhanit.
Marrëveshja e nënshkruar në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, hap mundësi të reja për turizëm, zhvillim ekonomik dhe bashkëpunim mes dy vendeve.
Nënshkruesit e marrëveshjes ishin zv.ministri për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Besart Kadia dhe homologu azer, Fariz Rzayev./abcnews.al